Neni 7 - Ankimi i veçantë
1. Vendimi i seksionit tregtar të gjykatës së rrethit është menjëherë i ekzekutueshëm.
2. Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit mund të bëhet ankim i veçantë në raste dhe mënyrën e parashikuar në këtë ligj. Ankimi i veçantë, në asnjë rast, nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit.
3. Afati i ankimit të veçantë fillon nga data e shpalljes së vendimit, ose kur vendimi shpallet në mungesë të palëve, nga data kur palët marrin dijeni. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund të vendosë për ankimin e veçantë.
4. Gjykata e apelit, kur çmohet prej saj, mund të urdhërojë ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.
5. Kundër vendimit të gjykatës së apelit mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Komentet më të fundit
para 4 years 51 weeks
para 5 years 1 week
para 6 years 16 weeks
para 6 years 28 weeks
para 6 years 28 weeks
para 7 years 4 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 12 weeks
para 7 years 15 weeks
para 7 years 21 weeks