Neni 70 - Likuidimi i një shoqërie të thjeshtë ose ortakërie

1. Në rast se ndërmjet debitorit dhe të tretëve është krijuar një ortakëri ose një shoqëri e thjeshtë, likuidimi i pjesës së debitorit kryhet në përputhje me dispozita të parashikuara jashtë procedurës së falimentimit.

2. Marrëveshja që mohon të drejtën e likuidimit të një ortakërie, përgjithmonë ose për një kohë të caktuar, është e pavlefshme për procedurën e falimentimit. Ky rregull zbatohet për klauzolën me të njëjtën përmbajtje në testamentin e personit që ka vdekur.