Neni 71 - Pezullimi i padive të ngritura

1. Me hapjen e procedurës së falimentimit pezullohen të gjitha paditë civile ku debitori është palë.

2. Pezullimi i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nuk zbatohet për paditë civile të ngritura, sipas ligjit, ku palë janë kreditorët e siguruar, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.