Neni 73 - Vazhdimi i padive të ngritura, ku debitori është i paditur

1. Paditë e ngritura kundër debitorit rifillojnë me kërkesë të administratorit të falimentimit ose të paditësit nëse ato kanë lidhje me:
a) veçimin e një sendi nga masa e falimentimit;
b) ripagimin e veçantë;
c) detyrimin ndaj masës së falimentimit.

2. Nëse administratori i falimentimit i njeh këto padi menjëherë, paditësi mund të kërkojë rimbursim të shpenzimeve për ngritjen e padive vetëm në cilësinë e kreditorit të falimentimit.