Neni 74 - Ekzekutimi para hapjes së procedurës së falimentimit

1. Çdo urdhër ekzekutimi i detyrueshëm mbi pasurinë e debitorit është i pavlefshëm derisa plani i zyrës së përmbarimit për ndarjen e të ardhurave të marrë formë përfundimtare.

2. Pasuria e debitorit që konfiskohet nga përmbaruesi gjyqësor dhe shumat e fituara nga shitja e pasurive bëhen pjesë e masës së falimentimit dhe përmbaruesi gjyqësor duhet t’ia dorëzojë administratorit të falimentimit.