Neni 75 - Ndalimi i ekzekutimit

1. Gjatë procedurës së falimentimit, kreditorë falimentimi të veçantë nuk mund të ekzekutojnë pasuritë e masës së falimentimit ose pasuri të tjera të debitorit.

2. Kreditorët që nuk gëzojnë statusin e kreditorëve të falimentimit nuk mund të kërkojnë ekzekutimin e detyrimit gjatë procedurës së falimentimit as për pretendime të ardhshme, për pagesa që rrjedhin nga një kontratë shërbimi.

3. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos për dëmshpërblimet e mundshme, gjatë ekzekutimeve të përmendura në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.