Neni 76 - Ndalimi i ekzekutimit të detyrimeve të masës së falimentimit

1. Detyrimet e masës së falimentimit nuk mund të ekzekutohen për një periudhë 6-mujore nga data e hapjes së procedurës së falimentimit.

2. Bëjnë përjashtim nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni detyrimet e mëposhtme:
a) detyrimet që rrjedhin nga një kontratë, përmbushjen e së cilës e ka vendosur administratori;
b) detyrime që rrjedhin nga një kontratë me zbatim periodik për periudhën pas ditës së parë kur administratori i falimentimit mund ta kishte prishur këtë kontratë;
c) detyrime që rrjedhin nga një kontratë me zbatim periodik nëse administratorit të falimentimit i paguhet vlera në favor të masës së falimentimit;
ç) detyrime që rrjedhin nga çdo veprim tjetër i administratorit.