Neni 77 - Dëmi i përgjithshëm

1. Administratori i falimentimit është i vetmi person, i cili, gjatë procedurës së falimentimit, mund të pretendojë të drejtën për dëmshpërblim të kreditorëve të falimentimit për dëme që ata kanë 154 pësuar bashkërisht, para ose pas hapjes së procedurave të falimentimit, për shkak të zvogëlimit të pasurive të masës së falimentimit.

2. Nëse padia e ngritur sipas pikës 1 të këtij neni drejtohet kundër administratorit të falimentimit, pretendimi ngrihet vetëm nga administratori tjetër i falimentimit, i emëruar pas tij.