Neni 79 - Mbajtja e së drejtës për kompensim të ndërsjellë të pretendimeve

Në rast se, sipas ligjit ose një marrëveshjeje, në kohën e fillimit të procedurës së falimentimit një kreditor falimentimi ka të drejtën e kompensimit të ndërsjellë të pretendimeve në datën e hapjes së procedurës së falimentimit, kjo e drejtë nuk cenohet nga procedura e falimentimit.