Neni 8 - Njoftimet

1. Njoftimet për procedurën e falimentimit bëhen kryesisht nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile për njoftimet.

2. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit, për kryerjen e njoftimit, mund të ngarkojë administratorin e falimentimit.