Neni 80 - Ndalimi i kompensimit të ndërsjellë

1. Kompensim i ndërsjellë nuk kryhet në rastet kur:
a) detyrimet e një kreditori falimentimi ndaj masës së falimentimit kanë lindur vetëm pas hapjes së procedurës së falimentimit;
b) një kreditor falimentimi e ka fituar të drejtën e kompensimit të ndërsjellë nga një kreditor tjetër vetëm pas hapjes së procedurës së falimentimit;
c) një kreditor falimentimi e ka fituar të drejtën e kompensimit të ndërsjellë të pretendimit nëpërmjet një veprimi që duhet shmangur;
ç) një kreditor, pretendimi i të cilit duhet të përmbushet nga pasuria e pangarkuar debitorit, ka një detyrim ndaj masës së falimentimit.