Neni 81 - Detyrimi i debitorit për të paraqitur të dhëna dhe për të bashkëpunuar

1. Debitori ka detyrë të njoftojë për të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me procedurën e falimentimit, seksionin tregtar të gjykatës së rrethit, administratorin e falimentimit, komitetin e kreditorëve dhe, nëse urdhërohet nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit, mbledhjen e kreditorëve.

2. Debitori duhet të ndihmojë administratorin e falimentimit për kryerjen e detyrës.

3. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund të urdhërojë që debitori të jetë i gatshëm, në çdo kohë, për të përmbushur detyrimet e tij për të dhënë të dhëna dhe për të bashkëpunuar. Debitorit i ndalohet të kryejë çfarëdo lloj veprimi, që pengon përmbushjen e këtyre detyrave.