Neni 82 - Realizimi i detyrave të debitorit

1. Nëse është e nevojshme të paraqiten deklarata të vërtetuara, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit urdhëron debitorin të paraqesë një deklaratë me shkrim, e cila vërteton se debitori ka paraqitur të dhëna të vërteta, të sakta dhe të plota për faktet e kërkuara.

2. Gjykata mund t’i kërkojë debitorit të paraqitet me detyrim, si dhe të mos largohet nga vendbanimi ose selia, pas marrjes së tij në pyetje, në rastet kur:
a) debitori nuk pranon të japë të dhëna ose deklarata të betuara a të bashkëpunojë me administratorin e falimentimit gjatë kryerjes së detyrës;
b) debitori përpiqet të shmangë detyrimin për të paraqitur të dhëna ose për të bashkëpunuar, veçanërisht kur merr masa për t’u larguar;
c) nëse thirrja e detyruar dhe ndalimi janë të nevojshme për të shmangur veprime të debitorit që pengojnë zbatimin e detyrimit të tij për të paraqitur të dhëna dhe për të bashkëpunuar dhe, në mënyrë të veçantë, për të siguruar masën e falimentimit.

3. Masa e detyrimit për qëndrim hiqet kryesisht pasi të vërehet se nuk ka më kushte, në bazë të të cilave ishte vendosur kjo masë. Kundër vendimit për detyrimin e qëndrimit, si dhe kundër urdhrit që rrëzon kërkesën për heqjen e kësaj mase bëhet ankim i veçantë.