Neni 84 - Pagesat për jetesën nga masa e falimentimit

1. Mbledhja e kreditorëve vendos nëse debitori dhe familja e tij duhet të marrin nga masa e falimentimit një shumë për jetesë dhe në çfarë mase.

2. Derisa mbledhja e kreditorëve të marrë vendim, administratori i falimentimit, me pëlqimin e komitetit të kreditorëve, mund t’i lejojë debitorit mjetet e nevojshme të jetesës, duke përmbushur nevojat e tij, të fëmijëve të mitur në ngarkim dhe të bashkëshortit.