Neni 85 - Anëtarët e organit përfaqësues të debitorit. Punonjësit

1. Kur debitori nuk është person fizik, janë të zbatueshme parashikimet e neneve 81, 82 dhe 83 të këtij ligji, sipas rastit, për anëtarët e organit që përfaqëson ose mbikëqyr debitorin, si dhe për ortakët e përgjithshëm, me të drejtë përfaqësimi.

2. Nenet 81 pika 1 dhe 82 të këtij ligji janë të zbatueshme, sipas rastit, për persona që kanë jo më pak se dy vjet që janë larguar nga detyra e përmendur në pikën 1 të këtij neni, para se njëri nga këta persona të kërkonte hapjen e procedurës së falimentimit.

3. Neni 84 i këtij ligji është i zbatueshëm, sipas rastit, për ortakët e shoqërisë së thjeshtë të debitorit dhe për personat me të drejtë përfaqësimi të debitorit.

4. Pika 1 e nenit 84 të këtij ligji është e zbatueshme, sipas rastit, për punonjësit e debitorit, dhe për punonjësit e mëparshëm të tij, me kusht që ata të kenë më shumë se dy vjet të larguar nga data e paraqitjes së kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit.