Neni 130 - Shitja e shoqërisë personave me interes të veçantë

1. Shitja e ndërmarrjes ose fabrikës kryhet me miratimin e mbledhjes së kreditorëve, nëse blerësi a personi që zotëron të paktën një të pestën e kuotave të kapitalit:
a) bën pjesë në personat e lidhur më debitorin, sipas nenit 107 të këtij ligji;
b) është kreditor me të drejtë ripagimi të veçantë ose nuk bën pjesë në kreditorët e rangjeve më të ulëta, dhe kur e drejta e ripagimit të veçantë ose pretendimeve të marra së bashku vlerësohen nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit se arrijnë një të pestën e vlerës së përgjithshme të të gjitha pretendimeve me të drejtë ripagimi të veçantë dhe të vlerës së pretendimeve të të gjithë kreditorëve të procedurës së falimentimit.

2. Një person mban pjesë ose aksione të blerësit, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse shoqëria e kontrolluar nga personi ose një i tretë mban aksione të shitësit për llogari të personit ose të ndërmarrjes së kontrolluar.