Neni 160 - Mbledhja përfundimtare

1. Kur jep pëlqimin për shpërndarjen përfundimtare, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit përcakton edhe afatin për një mbledhje përfundimtare të kreditorëve. Gjatë mbledhjes:
a) diskutohen llogaritë e paraqitura nga administratori i falimentimit;
b) paraqiten vërejtje ndaj listës përfundimtare;
c) vendosin për sendet që janë pjesë e masës së falimentimit dhe të papërshtatshme për shitje.

2. Periudha kohore ndërmjet shpalljes së datës së mbledhjes dhe mbledhjes nuk mund të jetë më pak se tri javë dhe jo më shumë se një muaj.

3. Për vendimet e gjykatës për vërejtjet e një kreditori zbatohen, sipas rastit, parashikimet e pikave 2 dhe 3 të nenit 157 të këtij ligji.