Neni 164 - Të drejtat e kreditorëve të falimentimit pas mbylljes së procedurës së falimentimit

1. Pas mbylljes së procedurës së falimentimit, kreditorët e falimentimit mund të kërkojnë pa kufizim plotësimin e pretendimeve të mbetura ndaj debitorit.

2. Kreditorët e falimentimit, që kanë ngritur pretendime të vërtetuara, të cilat nuk janë kundërshtuar nga debitori gjatë mbledhjes së verifikimit, mund të përmbushin këto pretendime ndaj debitorit me rrugë ekzekutimi ligjor, duke u bazuar në regjistrimin në tabelë, që ka të njëjtën vlerë si një vendim i ekzekutueshëm. Pretendimi i pakundërshtuar barazohet me një pretendim ndaj të cilit kundërshtimi është hedhur poshtë.

3. Dispozitat për shkarkimin nga detyrimet e mbetura nuk cenohen.