Neni 167 - Ankimi

1. Vendimi i gjykatës, që refuzon shpërndarjen e vonuar, i dërgohet palës kërkuese. Pala kërkuese mund të paraqesë ankim të veçantë ndaj vendimit.

2. Vendimi i gjykatës, që urdhëron një shpërndarje të vonuar u dorëzohet administratorit të falimentimit, debitorit dhe kreditorit që kanë bërë kërkesën për shpërndarje të vonuar. Debitori ka të drejtën e ankimit të veçantë ndaj vendimit.