Neni 169 - Përjashtimi i kreditorëve të masës së falimentimit

1. Kreditorët e masës së falimentimit, pretendimet e të cilëve i janë bërë të njohura administratorit, përjashtohen vetëm:
a) pas caktimit të pjesës gjatë shpërndarjes së parë;
b) pas mbledhjes përfundimtare gjatë shpërndarjes së fundit;
c) pas shpalljes nëse vendoset shpërndarje e vonuar. Kreditorët mund të pretendojnë ripagimin vetëm nga fondet e mbetura në masën e falimentimit.