Neni 213 - Shkelja e dispozitave procedurale

Miratimi nuk jepet:
a) kur nuk janë marrë parasysh dispozitat për përmbajtjen dhe aspektet procedurale të planit të riorganizimit, si dhe pranimi nga kreditorët dhe miratimi nga debitori, për një çështje thelbësore dhe e meta nuk mund të korrigjohet;
b) kur pranimi i planit është bërë me mjete të papërshtatshme, veçanërisht duke sjellë përfitim për një kreditor të caktuar.