Neni 90 - Vazhdimësia e kontratave

1. Kontratat e lidhura ndërmjet debitorit, si qiradhënës ose qiramarrës, për qiranë e objekteve të paluajtshme ose pjesëve të tyre dhe për shërbime që duhen kryer lidhur me to vazhdojnë të ekzistojnë në favor të masës së falimentimit.

2. Pretendimet e ngritura para hapjes së procedurës së falimentimit mund të ngrihen nga pala tjetër vetëm në cilësinë e kreditorit të falimentimit.