Neni 100 - Parimi i përgjithshëm

1. Administratori i falimentimit mund të kundërshtojë veprimet e kryera përpara hapjes së procedurës së falimentimit dhe që dëmtojnë kreditorët e falimentimit, sipas neneve 101 deri të neni 115 të këtij ligji.

2. Në rastin e parashikuar në pikën 1, mosveprimi vlerësohet i barasvlershëm me veprimin.