Neni 102 - Kundërshtimi jo i njëjtë

1. Çdo veprim që i garanton administratorit të falimentimit një mjet sigurimi ose ripagimi, ose që mundëson përfitimin e mjetit të sigurisë ose të ripagimit pa pasur të drejtën për këtë mjet sigurimi ose ripagimi, mund të kundërshtohet në rast se ky veprim është kryer:
a) në muajin e fundit, para kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit ose pas paraqitjes së kësaj kërkese në seksionin tregtar të gjykatës së rrethit;
b) brenda muajit të dytë ose të tretë para kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit dhe nëse debitori ka qenë në gjendjen e paaftësisë paguese në datën e veprimit;
c) brenda muajit të dytë ose të tretë, para kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit dhe nëse debitori në kohën e veprimit ka pasur dijeni që veprimi dëmtonte kreditorët e falimentimit nga kryerja e veprimit në atë datë.

2. Në zbatim të shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, njohja e rrethanave që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me dëmtimin e kreditorëve të falimentimit vlerësohet e njëjtë më njohjen e dëmtimit të kreditorëve të falimentimit. Personi që ka lidhje të ngushtë më debitorin në kohën e këtij veprimi, sipas nenit 107 të këtij ligji, prezumohet se kishte dijeni për dëmtimin e kreditorëve të falimentimit.