Neni 44 - Zgjedhja e administratorit të falimentimit nga mbledhja e kreditorëve

1. Pas emërimit të administratorit të falimentimit, në mbledhjen e parë të tyre, kreditorët mund të zgjedhin një tjetër administrator falimentimi.

2. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund ta kundërshtojë emërimin e administratorit të ri të falimentimit vetëm në rast se në përputhje me rrethanat, nuk e gjen të përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre.

3. Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për kundërshtimin e emërimit të adminsitratorit të ri të falimentimit, çdo kreditor falimentimi ka të drejtën e ankimit të veçantë.