Neni 46 - Shkarkimi i administratorit të falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mund të shkarkojë nga detyra administratorin e falimentimit për arsye të motivuar. Shkarkimi mund të bëhet me kërkesën e vetë administratorit të falimentimit, me kërkesën e komitetit të kreditorëve ose të mbledhjes së kreditorëve. Përpara marrjes së vendimit, seksioni tregtar i gjykatës së rrethit dëgjon shpjegimet e administratorit të falimentimit.

2. Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për shkarkimin e tij, administratori i falimentimit ka të drejtën e ankimit të veçantë, sipas Kodit të Procedurës Civile.

3. Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e administratorit, kanë të drejtën e ankimit të veçantë administratori i falimentimit, komiteti i kreditorëve ose, kur propozimin për shkarkimin e tij e ka bërë mbledhja e kreditorëve, çdo kreditor falimentimi.