Neni 47 - Përgjegjësitë e administratorit të falimentimit

1. Administratori i falimentimit ka për detyrë që, në ushtrimin e detyrave, të tregojë kujdes dhe të veprojë si një administrator i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm.

2. Administratori i falimentimit është përgjegjës për dëmet që u shkaktohen palëve pjesëmarrëse në procedurën e falimentimit në rast se ai, me dashje, shkel ose nuk përmbush detyrat që i ngarkohen nga ky ligj.

3. Nëse për përmbushjen e detyrave, administratorit i duhet të angazhojë punonjësit e mëparshëm të debitorit, brenda pozicionit dhe rolit të punës që kanë pasur dhe, nëse këta punonjës vlerësohen të përshtatshëm, administratori i falimentimit nuk mban përgjegjësi për pakujdesinë e këtyre personave në ushtrimin e detyrës, por përgjigjet vetëm për mbikëqyrjen e tyre dhe për vendime të një rëndësie të veçantë.