Neni 60 - Shpërblimi i anëtarëve të komitetit të kreditorëve

Anëtarët e komitetit të kreditorëve kanë të drejtën të shpërblehen për punën dhe të rimbursohen për shpenzimet e arsyetuara. Në caktimin e shpërblimit merren parasysh koha dhe vëllimi i punës së anëtarit, si dhe zbatohen kërkesat e neneve 51 dhe 52 të këtij ligji.