Neni 62 - Kërkesa për thirrjen e mbledhjes së kreditorëve
1. Mbledhja e kreditorëve thirret kur kërkohet nga:
a) administratori i falimentimit;
b) komiteti i kreditorëve;
c) kreditorët e falimentimit, pretendimet e të cilëve, të marra së bashku, sipas vlerësimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit, përbëjnë të paktën një të pestën e shumës së pretendimeve të të gjithë kreditorëve të falimentimit.
2. Nga marrja e kërkesës deri në datën e mbledhjes së kreditorëve nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 ditë.
3. Nëse seksioni tregtar i gjykatës së rrethit nuk pranon thirrjen e mbledhjes së kreditorëve, pala kërkuese ka të drejtën e ankimit të veçantë, sipas Kodit të Procedurës Civile.
Komentet më të fundit
para 5 years 19 hours
para 5 years 2 weeks
para 6 years 17 weeks
para 6 years 29 weeks
para 6 years 29 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 13 weeks
para 7 years 15 weeks
para 7 years 22 weeks