Neni 66 - Vënia në dijeni e mbledhjes së kreditorëve

1. Mbledhja e kreditorëve mund t’i kërkojë administratorit të falimentimit dhënien e njoftimeve të veçanta dhe një raport për ecurinë e procedurës së falimentimit dhe për administrimin e masës së falimentimit.

2. Nëse nuk është caktuar një komitet kreditorësh, mbledhja e kreditorëve mund të marrë vendime për ushtrimin e kontrolleve për veprimet monetare dhe gjendjen e të hollave të disponueshme.