strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

V. NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME

  • VENDIM Nr. 509, datë 19.7.2006 - PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHQIPTARE TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE DHE PËR MËNYRËN E MASËN E SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË TIJ
  • Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 6 të ligjit nr.9497, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Këshilli drejtues i Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës dhe ka në përbërje:
    - Zëvendësministrin e Financave;
    - Zëvendësministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit;
    - Zëvendësministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
    - Një përfaqësues nga Këshilli i Ministrave;
    - Tre përfaqësues nga organizatat e biznesit.

    2. Përfaqësuesit e organizatave të biznesit miratohen nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

    3. Shpërblimi i anëtarëve të këshillit drejtues të Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve bëhet në bazë të pjesëmarrjes në mbledhje dhe përballohet nga buxheti i kësaj Agjencie.
    Masa e shpërblimit të tyre është 5 000 (pesë mijë) lekë për çdo mbledhje.

    4. Vendimi nr.344, datë 11.7.2002 i Këshillit të Ministrave “Për përbërjen e këshillit mbikëqyrës të Agjencisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja e për mënyrën dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të tij”, shfuqizohet.

    5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI Sali Berisha

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.79, faqe 2292

  • VENDIM Nr.514, datë 26.7.2006 - PËR MIRATIMIN E STATUTIT TË AGJENCISË SHQIPTARE TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE
  • Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 1 të ligjit nr.9497, datë 20.3.2006 “Për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Miratimin e statutit të Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve.

    2. Vendimet nr.542, datë 3.10.2002 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja”, nr.74, datë 6.2.2003 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, dhe nr.392, datë 12.6.2003 “Për miratimin e statutit të Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve” të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.
    3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI Sali Berisha