Neni 7

(Ndryshuar paragrafi i parë nr.8067, datë 15.2.1996, neni 1)

(Ndryshuar me dekretin nr.1615, datë 20.9.1996 neni 3)

(Ndryshuar me dekretin nr.1631, datë 1.11.1996, neni 4)

Ministri i Privatizimeve ka të drejtë të marrë masa disiplinore deri në largimin nga detyra për çdo drejtues të ndërmarrjes shtetërore, i cili ka penguar transformimin dhe regjistrimin e ndërmarrjes shtetërore në shoqëri tregtare.