VENDIM Nr.271, datë 9.5.1998 - PËR MIRATIMIN E STATUTIT TIP TË SHOQËRIVE ANONIME SHTETËRORE

(Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.526, datë 21.8.1998)

(I përditësuar)

Në zbatim të ligjit nr.8237, datë 1.9.1997 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7296, datë 20.4.1995 “Për trasformimin e ndërrmarjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e statutit tip të shoqërive anonime shtetërore që i bashkëngjitet këtij vendimi, të cilat do të krijohen nga transformimi i ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri anonime.

2. Për shoqëritë anonime që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në sektorë me rëndësi të veçantë të ekonomisë, Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit ka kompetencë t’a ndryshojë këtë statut në përputhje me ligjin për shoqërinë tregtare.
Sektorët me rëndësi të veçantë janë sektorët e përcaktuar në paragrafin e dytë të nenit 3 të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së lirë, të veprimtarive të pavarura private dhe privatizimit”.

3. Për shoqëritë anonime të regjistruara duhet të kryhet depozitimi në regjistrin tregtar i ndryshimit të statutit sipas përcaktimeve të statutit tip të miratuar në këtë vendim.

4. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.356, datë 12.6.1995 “Për miratimin e akteve tip të themelimit të shoqërive shtetërore”, si dhe vendimi nr.519, datë 25.9.1995 “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.356, datë 12.6.1995 “Për miratimin e akteve tip të themelimit të shoqërive shtetërore”” shfuqizohen.

5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.

Ky vendim hyn në fyqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Fatos Nano