strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

VENDIM Nr.553, datë 28.8.1998 - PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME TË SHOQËRIVE TREGTARE, TË KRIJUARA NGA TRANSFORMIMI I NDËRMARRJEVE SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 2 të ligjit nr.8237, datë 1.9.1997 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, ndryshuar me dekretin nr.1195, datë 14.8.1995, ligjin nr.8099, datë 28.3.1996, dekretin nr.1631, datë 1.11.1996”, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe të Privatizimit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pasuritë e paluajtshme, pronë shtetërore, të vendosura si kontribut në natyrë në kapital themeltar të shoqërive tregtare, të krijuara nga transformimi i ndërmarrjeve shtetërore, në bazë të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme si pasuri e këtyre shoqërive.

2. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme të bëhet në bazë të urdhrit të Ministrit të Ekonomisë Publike dhe të Privatizimit. Ky urdhër, si rregull, duhet të përmbajë të dhënat për vlerën, kufijtë, sipërfaqen dhe vendndodhjen e pasurisë së paluajtshme, për të cilën kërkohet regjistrimi.

3. Bashkëlidhur urdhrit të lartpërmendur, të paraqiten për regjistrim në regjistrin e pasurive të paluajtshme, vendimi i gjykatës për regjistrimin në regjistrin tregtar, bashkë me aktet me të cilat krijohet shoqëria tregtare, si dhe planrilevimi i pasurisë së paluajtshme për të cilën kërkohet regjistrimi.

4. Kur një shoqëri tregtare disponon pasuri të paluajtshme në zona të ndryshme të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, regjistrimi i tyre bëhet pranë zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, për të cilën kërkohet regjistrimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Fatos Nano
Botuar në Fletoren Zyrtare nr.Ekstra XII, faqe 9