strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

IV. NDËRMARRJE SHTETËRORE

  • UDHËZIM Nr.6, datë 3.9.1992 - PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7582, DATË 13.7.1992 “PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE”
  • Në zbatim të nenit 33 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave nxjerr këtë

    UDHËZIM:

    I. Fusha e zbatimit të ligjit
    a) Ligji “Për ndërmarrjet shtetërore” do të zbatohet për të gjitha njësitë ekonomike që janë njohur si persona juridikë, të cilat produktet e prodhuara prej tyre, mallrat e blera me qëllim rishitjeje dhe punimet e shërbimet e kryera i shesin në të tretë kundrejt çmimeve që synojnë mbulimin e kostove dhe realizimin e një fitimi.
    Në këtë kuptim dispozitat e këtj ligji do të zbatohen:
    - Nga ndërmarrjet shtetërore të industrisë së ndërtimit, të bujqësisë, të tregtisë me shumicë a me pakicë, të transportit, tëpostëtelekomunikacioneve, të artizanatit dhe të punimeve e shërbimeve të tjera të caktuara për treg.
    - Nga institutet, institucionet dhe njësitë e tjera jobuxhetore të cilat, për shkak të veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, janë të organizuara ose organizohen, në pikëpamje financiare, sipas parimit të mbulimit të shpenzimeve me të ardhurat dhe funksionojnë kështu si ndërmarrje.

    b) Një ndërmarrje a njësi tjetër ekonomike do të vazhdojë t’i nënshtrohet disozitave të këtij ligji, sa kohë që funksionon mbi bazën e një kapitali tërësisht shtetëror. Shndërrimi i tyre në shoqëri të formave të ndryshme sjell detyrimisht ndryshimin e regjimit juridik, edhe kur kapitali shtetëror përbën shumicën e kapitalit të saj. Në këto raste ndërmarrja ose njësia tjetër do t’i nënshtrohen dispozitave ligjore të veçanta.

    c) Ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, nuk i nënshtrohen bankat, instituti ose shoqëritë e sigurimeve për rreziqe dhe njësi të tjera që ushtrojnë veprimtari financiare.

    II. Krijimi, bashkimi ose ndarja e ndërmarjeve shtetërore
    Ndërmarrjet shtetërore klasifikohen në kombëtare ose lokale. Ndërmarrjet kombëtare krijohen me urdhër të ministrit ose të drejtuesit të institucionit tjetër qendror, kurse ndërmarrjet lokale krijohen me vendim të organeve të pushtetit lokal përkatës, ku ka vendndnodhjen (selnë) ndërmarrja.
    Urdhri ose vendimi i krijimit duhet të përmbajë:
    a) emrin e plotë dhe të shkurtuar të ndërmarrjes;
    b) shumën e kapitalit fillestar;
    c) objektin e veprimtarisë;
    ç) qendrën (selinë) e ndërmarrjes.
    Regjistrimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe i njësive të tjera që baraazohen me to, nga gjykata dhe seksionet e financës të rretheve bëhet në bazë të aktit të krijimit.
    Ndërmarrjet ekzistuese, në procesin e riorganizimit sipas ligjit mund të kthejnë në filiale të tyre fabrika, uzina, reparte ose njësi të tjera, të cilat sot për sot janë të organizuara me një autonomi teknike e administrative të caktuar, nëse nuk parashikohet që këto të fundit të dalin si ndërmarrje të veçanta. Filialet, duke pasur personalitet juridik, do të kenë gjithashtu këshillin drejtues të tyre, anëtarët e të cilit emërohen nga këshlli drejtues i ndërmarrjes. Kompetencat e filialeve përcaktohen nga këshilli drejtues i ndërmarrjes shtetërore.
    Bashkimi i një ndërmarrje shtetërore me një ndërmarrje shtetërore tjetër, si dhe ndarja e një ndërmarrje shtetërore në dy a më shumë ndërmarrje shtetërore të tjera bëhet sipas rregullave të njëjta me ato të krijimit të parashikuara në pikën II të këtij udhëzimi.
    Regjistrimi i ndërmarrjeve bëhet brendea 10 ditëve nga data e krijimi, ndarjes ose bashkimit me ndërmarrje të tjera shteëtore, pasi merret vendimi i organeve përkatëse dhe për ndërmarrjet ekzistuese me hyrjen në fuqi të ligjit “Për ndërmarrjet shtetërore”.
    Organi që bën regjistrimin i lëshon ndërmarrjes vërtetimin përkatës.
    Dokumentet për regjistrimin e ndërmarrjes shtetërore në organet përkatëse i paraqet drejtori i saj.

    III. Emërimi i anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjes shtetërore, caktimi i kontrollorit të llogarive Ligji “Për ndërmarrjet shtetërore” parashikon që anëtarët e këshillit drejtues të ndërmarrjes do të kryejnë njëherazi edhe funksione teknike a administrative.
    Në këtë kuptim, përveç drejtorit, në këshillin drejtues të ndërmarrjes duhet të emërohen edhe persona që kryejnë ose që do të ngarkohen të kryejnë funksione të rëndësishme teknike, organizative ose administrative. Në varësi nga natyra e veprimtarisë së ndërmarrjes këta mund të jenë, si rregull, kryetar të degëve të ndryshme teknikë, ekonmikë, financiarë etj.). Drejtori është njëherazi edhe kryetari i këshillit drejtues.
    Karakteri kolegjial i këshillit drejtues të ndërmarrjes në marrjen e vendimeve themelore për ecurinë e veprimtarisë së saj parakupton detyrimisht përbërjen e tij nga persona të pajisur me cilësitë e duhura profesionale dhe personale.
    Nuk mund të emërohen antëarë të një këshilli drejtues persona që kanë lidhje gjinie dhe që nuk janë në marrëdhënie pune me ndërmarrjen.
    Numri i anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjeve shtetërore caktohet si më poshtë:
    - deri në 1 000 punonjës 5 anëtarë;
    - mbi 1 000 punonjës 7 anëtarë.
    Kontrollori i llogarive do të caktohet duke filluar nga ushtrimi financiar 1993. Ai do të jetë një person jashtë ndërmarrjes, i pajisur me dëshminë përkatëse dhe që figuron në listën e posaçme të miratuar nga ministri i financave dhe i Ekonomisë.
    Kontrollori i llogarive do të paguhet nga ndërmarrja, llogaritë e të cilës ai i kontrollon, sipas vëllimit të punës që parashikohet të kryejë. Shpërblimi ckatohet në marrëveshjen që lidhet midis kontrollorit të llogarive dhe ministrisë ose institucionit qendror për ndërmarrjet kombëtare, dhe organeve të pushtetit lokal për ndërmarrjet lokale.

    IV. Rregullimet financiare
    Ligji “Për ndëmarrjet shtetërore" vendos këto ndërmarrje dhe njësitë e tjera të bazuara me to në kushtet e një pavarësie të plotë financiare. Në ligj nuk është parashikuar që shteti të tërheqë nga ndërmarrja pjesë të fitimit në formë dividenti, por vetëm tatimin, ashtu siç vepron edhe me ndërmarrjet private. Kjo me qëllim që t’u jepet mundësi ndërmarrjeve shtetërore ekzistuese të rivendosin aftësitë e duhura financiare dhe të rijojnë burimne për ripërtëritje e zhvillim.
    Në funksion të këtij qëllimi është bërë rregullimi i përdorimit të fitimit të realzuar sipas neneve 11, 12, 13 e 14 të ligjit “Për ndërmarrjet shtetërore”. Zbatimi i dispozitave të neneve të mësipërme të këtij ligji do të fillojë me ushtrimin financiar në vijim, d.m.th. me mbylljen e llogarive për vitin 1992. Megjithatë për ndërmarrjet ekzistuese të cilat trashëgojnë humbje të mbartura nga viti 1991 e më parë, këto humbje nuk do të merren në llogari as për krijimin e rezervës së kapitalit, as për rezervën e shpërblimit suplementar të punonjësve. Ndërmarrjet që kanë shpërndarë shpërblime për punonjësit para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për ndërmarrjet shtetërore, llogaritjet do t’i bëjnë vetëm për 6-mujorin e dytë të vitit 1992.
    Pas mbylljes së bilanceve për vitin 1992 ministritë e institucinet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit lokal, së bashku me Minsrinë e Financave dhe të Ekonomisë, do të përcaktojnë mënyrat e rregullimit të borxheve e të humbjeve të mbartura të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe procedurat për rikuperimin ose mbylljen e këtyre borxheve.
    Për vitin financiar që fillon më 1 janar 1993 e më pas, rregullimi i përdorimit të fitimeve të ndërmarrjes shtetërore ose i mbulimit të humbjes së pësuar gjatë vitit do të bëhet në pajtim të plotë me dispozitat e ligjit.
    Norma e vendosur në nenin 13 të ligjit për krijimin e rezervës për shpërblimin suplementar të punonjësve është një kufi maksimal i lejueshëm. Ndërmarrja mund të zbatojë një normë më të ulët se 15 për qind, duke e kaluar shumën tjetër të fitimit në rezervat për zhvillim.
    Rezerva për shpërblimin suplementar është e trashëguar nga njëri vit në tjetrin, kështu që edhe nëse për një vit të dhënë ndërmarrja nuk realizon fitim, ose fitimi i realizuar nuk mjafton për të krijuar rezervën vjetor, ajo mund t’u japë punonjësve shpërblim suplementar, kur disponon rezervë të mbetur nga viti i mëparshëm. Ky shpërblim suplementar është në thelb një pagë që mund t’u jepet punonjësve në mënyrë të shkallëzuar ose të menjëhershme (p.sh. kur marrin lejen e zakonshme), sipas marrëveshjes me kolektivin punonjës.
    Ndërmarrja nuk mund të japë shpërblime suplemetare kur nuk ka rezervën e caktuar për këtë qëllim dhe as paradhënie për llogari të reezervës që parashikon të krijojë në të ardhmen.

    Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.6, faqe 335

  • VENDIM Nr.153, datë 3.4.1993 - PËR KALIMIN E OBJEKTEVE TË MJETEVE KRYESORE TË NDËRMARRJEVE DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
  • (Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.454, datë 16.9.1993, nr.625, datë 29.12.1993)
    (I përditësuar)

    Me propozimin e Ministrisë së Industrisë, të Burimeve Minerare dhe Energjitike, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, si dhe këshillat e rretheve, bashkive e komunave, në raste të veçanta dhe pasi të kenë marrë pëlqimin e këshillave drejtues të ndërmarrjeve e institucioneve, bëjnë kalimin kapital (pa pagesë) të objekteve e të mjeteve kryesore, me përjashtim të objekteve dhe të mjeteve kryesore të institucioneve dhe ndërmarrjeve të sistemit të kulturës, rinisë e sporteve që nuk janë në vartësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    2. Ky kalim bëhet:
    a) Me urdhër të titullarit të ministrisë e institucionit tjetër qendror për ndërmarrjet e institucionet e varësisë.
    b) Me urdhër të përbashkët të titullarëve të ministrive e institucioneve të tjera qendrore, ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve të varësisë.
    c) Me urdhër të titullarit të ministrisë e institucionit tjetër qendror nga ndërmarrjet e institucionet e vartësisë, në ndërmarrjet e institucionet e tjera, brenda dhe jashtë sistemit, që janë në vartësi të organeve të pushtetit lokal.
    ç) Me vendim të këshillit të rrethit, të bashkisë e të komunës për ndërmarrjet dhe institucionet që kanë në vartësi.
    d) Me vendim të përbashkët të këshillit të rrethit dhe të bashkisë ose të komunës, ndërmjet ndërmarrjeve e institucioneve që kanë në vartësi.
    dh) Me vendim të këshillit të rrethit, të bashkisë e të komunës, nga ndërmarrjet e institucionet që kanë në vartësi, në ndërmarrjet e institucionet e tjera, brenda dhe jashtë sistemit, që janë në vartësi të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore.
    e) Me urdhër të titullarit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga institucionet e ndërmarrjet që ka në vartësi në institucionet e tjera e ndërmarrjet brenda sistemit të kulturës, rinisë dhe sporteve.

    3. Mjetet kryesore të konfiskuara nga Policia Financiare ose nga organe të tjera të caktuara me ligj, të cilat me një vendim të formës së prerë të marrë nga gjykatat ose me një mënyrë tjetër ligjore kanë kaluar në pronësi të shtetit, u shtiten personave juridikë e fizikë sipas rregullave të miratuara të prokurimit.
    Përjashtimisht dhe me autorizim të ministrit të Financave dhe të Ekonomisë ato u kalohen pa pagesë vetëm institucioneve buxhetore, qendrore ose lokale.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.6, faqe 376

  • VENDIM Nr.198, datë 4.5.1993 - PËR KRIJIMIN E ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE
  • (Ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.40, datë 26.1.2001, nr.724, datë 5.11.2004)
    (I përditësuar)

    Me propozimin e Ministrisë së Ndërtimit, të Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Krijimin e Entit Kombëtar të Banesave si person juridik me qendër në Tiranë, në bazë të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet". Enti është në vartësi të Ministrisë së Ndërtimit të Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.
    Objekt i veprimtarisë së Entit Kombëtar të Banesave është financimi, ndërtimi dhe shitja e banesave në kushtet e konkurrencës së lirë, për sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për vazhdimin e veprimtarisë, për mbështetjen e politikave sociale të strehimit dhe për sigurimin e banesave me kosto të ulët, në përputhje me ligjin nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet e strehimit të banorëve të zonave urbane.

    2. Enti Kombëtar i Banesave ka këto detyra e të drejta:
    a) financimi dhe lidhja e kontratave për ndërtimin, përfundimin dhe shitjen e banesave;
    b) përcaktimi dhe zbatimi i kushteve për ndërtimin dhe përfundimin e banesave;
    b/1. bën studime dhe projektime të plota në fushën e banesave, përfshirë dhe urbanizimin e shesheve të ndërtimit;
    c) zbatimi i procedurave të konkurrimit për përzgjedhjen e ndërmarrjeve, me të cilat do të lidhen kontratat për ndërtimin dhe përfundimin e banesave, në përputhje me dispozitat përkatëse;
    ç) zhvillimi i bisedimeve dhe lidhja e marrëveshjeve për kërkim fondesh për realizimin e veprimtarisë, me kushtet e përcaktuara nga këshilli drejtues;
    d) zgjidh problemet e huave për blerësit, duke përfshirë edhe individët privatë, për banesa të përfunduara me fondet e siguruara nga Enti;
    dh) bashkëpunimi me rrethet, bashkitë e komunat, si dhe me organizma të tjerë të Ministrisë së Ndërtimit, të Strehimit dhe Rregullimit të Territorit për plotësimin e detyrimeve të tyre në sektorin e banesave;
    e) përfaqësimi i shtetit në marrëdhëniet e bashkëpronësisë në banesa, në rastet kur shteti do të vazhdojë të jetë pronar i tyre;
    ë) zbaton normativat e strehimit që miratohen nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e banesave;
    f) blerje trojesh nga subjekte publike apo private, për ndërtimin e banesave të paracaktuara për t’u shitur në tregun e lirë;
    g) blerje dhe shitje banesash, në tregun e lirë, për kategorinë e të pastrehëve dhe të qytetarëve, me status të veçantë, të përcaktuar me aktet, ligjore e nënligjore;
    h) dhënie me qira të banesave, deri në shitjen e tyre;
    i) hyn në marrëveshje bashkëpunimi me subjekte publike apo private për realizimin e projekteve me interes të përbashkët;
    j) ndërton banesa me kosto të ulët dhe i shet ato me kredi, me kushte lehtësuese, për familjet, që kanë nevojë për strehim, sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjore në fuqi;
    k) në rastet kur, sipas lejes së dhënë nga organet përkatëse, parashikohet ndërtimi i mjediseve për zyra ose shërbime, në katet e para të objekteve të banimit kryen shitjen e tyre në tregun e lirë.

    3. Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 anëtarë, dhe konkretisht:
    - Përfaqësues nga aprati i Këshillit të Ministrave 1 - Përfaqësues nga Ministria e Punëve Publike 4 - Përfaqësues nga Ministria e Financave 1 - Përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal 1 Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues propozohen nga ministria përkatëse dhe emërohen nga ministri i Punëve Publike.
    Këshilli drejtues gëzon të drejtën e shpërblimit, në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.
    Ministri i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit zgjedh drejtorin e përgjithshëm midis të paktën 2 kandidaturave të paraqitura nga këshilli drejtues.
    Këshilli drejtues, përveç kompetencave të njohura nga ligji nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, dhe ato të përcaktuara në statutin e tij, ka edhe këto kompetenca:
    a) I propozon Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit kandidaturën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave;
    b) Miraton marrëveshjet sipas shkronjës “i” të pikës 2 të vendimit;
    c) Miraton përdorimin e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria e Entit Kombëtar të Banesave në tregun e lirë, për programet sociale të banesave me kosto të ulët, sipas akteve ligjore në fuqi dhe në bazë të analizave ekonomiko-financiare të hartuara nga ky ent;
    ç) Miraton kriteret e përcaktimit të punonjësve, që përfitojnë strehim, nëpërmjet të ardhurave të Entit Kombëtar të Banesave, në njërën nga format e mëposhtme:
    - kredi për strehim;
    - shitje të pronës me rezervë për blerje banese nga tregu;
    - banesë me vlerën e kostos, në objektet e banimit, që ndërton Enti Kombëtar i Banesave, për t’i shitur në tregun e lirë.
    Drejtori i përgjithshëm do të zbatojë të drejtat dhe detyrimet e Entit, si dhe do të kryejë fuunksionet administrative të tij. Në bazë të propozimeve të drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues zgjedh drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtorët dhe kryetarët rajonalë ndërmjet të paktën 2 kandidaturave.
    Vendimet e këshillit drejtues janë të detyrueshme për drejtorin e përgjithshëm dhe administratën e Entit Kombëtar të Banesave.

    4. Për plotësimin e detyrave dhe të drejtave të tij, Enti mund të sigurojë dhe investojë fonde nga këto burime:
    a) të ardhura që i caktohen Entit nga buxheti shtetëror dhe lokal;
    b) të ardhura nga huatë dhe kreditë e institucioneve financiare vendase e të huaja;
    c) të ardhura nga donatorë vendas ose të huaj;
    ç) të ardhura të realizuara nga investimi i fondeve të vetë Entit;
    d) të ardhura nga privatizimi i banesave shtetërore;
    dh) të ardhura nga shitja e banesave;
    e) të ardhura të tjera dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme që mund të sigurojë Enti.

    4/1 Për rastin e banesave të ndërtuara me fonde shtetërore, nëpërmjet EKB-së, ky i fundit vepron si agjent-shitës dhe pronar me të drejta të plota mbi banesë, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve financiare që qytetarët do të kenë për këto banesa.

    5. Kapitali fillestar i Entit Kombëtar të Banesave është 5 milionë lekë nga fondi rezervë i caktuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 1992.

    6. Llogaritë vjetore të Entit do të kontrollohen e vërtetohen nga specialistë kontabël të pavarur, në përputhje me ligjin "Për ndërmarrjet".
    Llogaritë vjetore të kontrolluara dhe relacioni për veprimtarinë financiare vjetore, i miratuar nga këshilli drejtues, i dërgohet Ministrisë së Ndërtimit, të Strehimit dhe Rregullimit të Territorit dhe Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë.
    Ky dokument do t'i dërgohet edhe institucioneve vendase e të huaja që i kanë akorduar hua, kredi ose donacione Entit Kombëtar të Banesave, me kërkesën e tyre.

    7. Statuti dhe akte të tjera që rregullojnë funksionimin e Entit Kombëtar të Banesave dhe të degëve të tij, miratohen nga ministri i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.

    8. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.431, datë 12.10.1992, shfuqizohet.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, faqe 475

  • VENDIM Nr.206, datë 16.4.1993 - PËR KUSHTET DHE AFATET E KREDIVE TREGTARE TË KONTRAKTUARA NGA NDËRMARRJET SHTETËRORE
  • Në zbatim të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", ndryshuar me ligjin nr.7670, datë 10.2.1993 "Për një shtesë në ligjin "Për ndërmarrjet shtetërore"", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore autorizohen që, në marrëveshje me klientët dhe furnizuesit e tyre, privatë ose shtetërorë, të vendosin lirisht dhe pa kufizim kushtet financiare dhe afatet e ripagimit të kredive tregtare për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre me afat nën 30 ditë.

    2. Kreditë tregtare për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre me afat mbi 30 ditë që jepen nga një ndërmarrje shtetërore, duhet të mbajnë një përqindje interesi jo më të ulët se përqindja minimale e interesit mbi depozitat me afat me kohëzgjatje të njëjtë, që njoftohet nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe që është e detyrueshme për zbatim nga bankat tregtare të nivelit të dytë plus 5 për qind.

    3. Ndalohet dhënia dhe marrja nga ndërmarrjet shtetërore e kredive tregtare me afat mbi 90 ditë.

    4. Ndërmarrjet shtetërore janë të detyruara të kërkojnë kthimin në afat të detyrimeve financiare prej ndërmarrjeve, si dhe çdo personi tjetër juridik a fizik, shtetëror ose privat, të cilët janë debitorë ndaj tyre.
    Në rast moskthimi në afat të detyrimeve financiare që lindin në procesin e shitblerjes së mallrave, kryerjes së shërbimeve dhe të përdorimit të kredive tregtare, ndërmarrjet furnitore kanë të drejtë të ndërpresin furnizimin e mëtejshëm me mallra dhe kryerjen e shërbimeve, duke e parashikuar një gjë të tillë në kontratat dypalëshe. Për energjinë elektrike dhe avullin teknologjik ndërprerja e furnizimit të bëhet pas kalimit të afatit prej 60 ditësh të paralajmërimit për institucionet shëndetësore, çerdhet, kopshtet, shkollat, repartet ushtarake dhe ato të rendit publik dhe prej 15 ditësh të paralajmërimit për të gjithë ndërmarrjet e tjera.
    Në rast moskthimi në afat të detyrimeve financiare nga ana e debitorëve të tyre, ndërmarrjet shtetërore duhet të ndërmarrin hapat e përcaktuar sipas dispozitave në fuqi.

    5. Çdo ndërmarrje shtetërore që nuk fillon procedurat e parashikuara ligjore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura nga debitorët e saj, do të jetë subjekt i këtyre penaliteteve:
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 5 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë Buxhetit të Shtetit.
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 60 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 10 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë buxhetit të shtetit.
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 90 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 15 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë Buxhetit të Shtetit.

    6. Në rast mosrespektimi nga ndërmarrjet shtetërore të kufizimeve të përcaktuara sipas pikave 2 dhe 3, si dhe në rastet e moszbatimit të kërkesave të pikës 4 të këtij vendimi, ndaj drejtorit të ndërmarrjes dhe shefit të degës së financës, ose personave të ngarkuar me kryerjen e këtyre funksioneve, do të zbatohen gjoba deri në 2 rroga mujore, si dhe do të merren masa administrative deri në shkarkimin e tyre.

    7. Penalitetet sipas pikës 5 të këtij vendimi dhe gjobat sipas pikës 6 të këtij vendimi merren nga organet e policisë financiare, kurse masat administrative ndaj drejtuesve të ndërmarrjes sipas pikës 6 të këtij vendimi merren nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore ose organet e pushtetit lokal, nga të cilat varet ndërmarrja shtetërore.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, faqe 478

  • VENDIM Nr.206, datë 16.4.1993 - PËR KUSHTET DHE AFATET E KREDIVE TREGTARE TË KONTRAKTUARA NGA NDËRMARRJET SHTETËRORE
  • Në zbatim të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", ndryshuar me ligjin nr.7670, datë 10.2.1993 "Për një shtesë në ligjin "Për ndërmarrjet shtetërore"", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore autorizohen që, në marrëveshje me klientët dhe furnizuesit e tyre, privatë ose shtetërorë, të vendosin lirisht dhe pa kufizim kushtet financiare dhe afatet e ripagimit të kredive tregtare për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre me afat nën 30 ditë.

    2. Kreditë tregtare për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre me afat mbi 30 ditë që jepen nga një ndërmarrje shtetërore, duhet të mbajnë një përqindje interesi jo më të ulët se përqindja minimale e interesit mbi depozitat me afat me kohëzgjatje të njëjtë, që njoftohet nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe që është e detyrueshme për zbatim nga bankat tregtare të nivelit të dytë plus 5 për qind.

    3. Ndalohet dhënia dhe marrja nga ndërmarrjet shtetërore e kredive tregtare me afat mbi 90 ditë.

    4. Ndërmarrjet shtetërore janë të detyruara të kërkojnë kthimin në afat të detyrimeve financiare prej ndërmarrjeve, si dhe çdo personi tjetër juridik a fizik, shtetëror ose privat, të cilët janë debitorë ndaj tyre.
    Në rast moskthimi në afat të detyrimeve financiare që lindin në procesin e shitblerjes së mallrave, kryerjes së shërbimeve dhe të përdorimit të kredive tregtare, ndërmarrjet furnitore kanë të drejtë të ndërpresin furnizimin e mëtejshëm me mallra dhe kryerjen e shërbimeve, duke e parashikuar një gjë të tillë në kontratat dypalëshe. Për energjinë elektrike dhe avullin teknologjik ndërprerja e furnizimit të bëhet pas kalimit të afatit prej 60 ditësh të paralajmërimit për institucionet shëndetësore, çerdhet, kopshtet, shkollat, repartet ushtarake dhe ato të rendit publik dhe prej 15 ditësh të paralajmërimit për të gjithë ndërmarrjet e tjera.
    Në rast moskthimi në afat të detyrimeve financiare nga ana e debitorëve të tyre, ndërmarrjet shtetërore duhet të ndërmarrin hapat e përcaktuar sipas dispozitave në fuqi.

    5. Çdo ndërmarrje shtetërore që nuk fillon procedurat e parashikuara ligjore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura nga debitorët e saj, do të jetë subjekt i këtyre penaliteteve:
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 5 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë Buxhetit të Shtetit.
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 60 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 10 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë buxhetit të shtetit.
    - Në rast se procedurat ligjore nuk fillohen nga ndërmarrjet brenda një afati prej 90 ditësh nga data e skadimit të afatit të pagimit të çdo detyrimi, 15 për qind e vleftës së këtij detyrimi do t'i kalojë Buxhetit të Shtetit.

    6. Në rast mosrespektimi nga ndërmarrjet shtetërore të kufizimeve të përcaktuara sipas pikave 2 dhe 3, si dhe në rastet e moszbatimit të kërkesave të pikës 4 të këtij vendimi, ndaj drejtorit të ndërmarrjes dhe shefit të degës së financës, ose personave të ngarkuar me kryerjen e këtyre funksioneve, do të zbatohen gjoba deri në 2 rroga mujore, si dhe do të merren masa administrative deri në shkarkimin e tyre.

    7. Penalitetet sipas pikës 5 të këtij vendimi dhe gjobat sipas pikës 6 të këtij vendimi merren nga organet e policisë financiare, kurse masat administrative ndaj drejtuesve të ndërmarrjes sipas pikës 6 të këtij vendimi merren nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore ose organet e pushtetit lokal, nga të cilat varet ndërmarrja shtetërore.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, faqe 478

  • VENDIM Nr.244, datë 27.5.1993 - PËR SPONSORIZIMIN NGA NDËRMARRJET SHTETËRORE TË SUBJEKTEVE TË NDRYSHME
  • Në zbatim të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore kanë të drejtë të sponsorizojnë veprimtari të ndryshme artistike, sociale e publike, kulturore e sportive që kryejnë subjektet juridike e fizike dhe nëpërmjet tij të realizojë njëkohësisht edhe qëllimin për reklamën e prodhimeve, të mallrave dhe të shërbimeve të tyre.

    2. Mjetet financiare për sponsorizimin programohen në programin ekonomik e financiar dhe përballohen nga fitimi i vetë ndërmarrjes. Për këtë qëllim ato kanë të drejtë të përdorin deri në 0,5 për qind të shumës së fitimit vjetor të realizuar, pas zbritjes së tatimit.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, faqe 511

  • VENDIM Nr.290 datë 14.6.1993 - PËR LIMITIN E ARKËS NË NDËRMARRJET SHTETËRORE
  • Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore, si rregull, të gjitha veprimet për arkëtimet e pagesat në procesin e zhvillimit të veprimtarisë së tyre i kryejnë nëpërmjet bankës ku ato kanë llogaritë.

    2. Në raste të veçanta, për nevoja të domosdoshme, mund të kryejnë pagesa me lekë në dorë deri në limitin ditor të arkës.

    3. Limiti ditor i arkës caktohet:
    - Për ndërmarrjet kombëtare l00 mijë lekë - Për ndërmarrjet lokale 50 mijë lekë 4. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen seksionet e financave të rretheve dhe të Bashkisë për Tiranën.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.9, faqe 601

  • VENDIM Nr.350, datë 10.8.1992 - PËR MËNYRËN E KLASIFIKIMIT TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË KOMBËTARE OSE LOKALE
  • Në zbatim të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore klasifikohen në ndërmarrje kombëtare ose lokale në varësi nga madhësia e tyre, rëndësia e veprimtarisë ekonomiko-financiare që kryejnë, vendndodhja e shtrirja territoriale, destinacioni i mallrave të prodhuara, burimet kryesore të furnizimit dhe ndonjë treguesi tjetër specifik.

    2. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore bëjnë zbërthimin konkret të treguesve sipas pikës 1 të këtij vendimi dhe, brenda datës 17 gusht 1992, bëjnë ndarjen e ndërmarrjeve ekzistuese në vartësi të tyre dhe të organeve të pushtetit lokal. Këto ndarje kanë karakter detyrues për organet e pushtetit lokal.
    Gjithashtu ndryshimi i klasifikimit të ndërmarrjeve shtetërore nga kombëtare në lokale e anasjelltas dhe klasifikimi i ndërmarrjeve të reja shtetërore miratohen nga ministria ose instiotucioni tjetër qendror.
    Mosmarrëveshjet ndërmjet Ministrisë, institucionit tjetër qendror dhe organit përkatës të pushtetit lokal, për klasifikimin e ndërmarrjeve shtetërore zgjidhen nga Kryesia e Këshillit të Ministrave.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.5, faqe 264

  • VENDIM Nr.364, datë 21.7.1993 - PËR PËRDORIMIN E FITIMIT TË NDËRMARRJEVE JOBUXHETORE PËR FINANCIM NË FUSHËN E NDËRTIMEVE PUBLIKE
  • Në mbështetje të nenit 11 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Ndërmarrjet shtetërore, nacinale dhe lokale, kanë të drejtë të financojnë veprimtari të përbashkëta në fushën e ndërtimeve publike, që ndërmerren nga organet e pushtetit lokal të juridiksionit ku kanë qendrën ndërmarrjet. Financimi mund të kryhet vetëm për objekte të natyrës ndërtimore dhe kur për këto objekte ka projekte dhe preventiva të miratuara rregullisht.

    2. Ndërmarrjet shtetërore përdorin si burim financimi "Rezervat e tjera", të cilat krijohen nga fitimi neto në zbatim të nenit 11 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore".

    3. Për pjesëmarrjen në financimin e veprimeve të përbashkëta të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, të drejtën e marrjes së vendimit e ka këshilli drejtues i ndërmarrjes shtetërore. Për ndërmarrjet nacionale duhet të merret edhe miratimi i titullarit të ministrisë apo i institucionit tjetër qëndror.

    4. Për kontributin në financimin e veprimtarive të përbashkëta të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, ndërmjet organit të pushtetit lokal dhe ndërmarrjeve lidhet aktmarrëveshje.
    Në aktmarrëveshje specifikohet projekti përkatës, kontributi i ndërmarrjes, afatet e derdhjes së tij dhe kushtet e tjera të nevojshme.

    5. Derdhja e kontributit të ndërmarrjes do të bëhet në llogarinë e të ardhurave të buxhetit të çelur në emër të Degës së Thesarit të rrethit përkatës, e cila kryen financimin vetëm në bazë të situacioneve faktike për punimet e kryera për secilin projekt. Për raste të veçanta dhe me autorizim të titullarit të organit të pushtetit lokal që ndjek zbatimin e projektit ose të punonjësit të ngarkuar prej tij, ndërmarrjes që kryen punimet i jepet avancë deri në 20 për qind të vlerës gjithsej të projektit.

    6. Financim i drejtpërdrejtë nga ndërmarrja kontribuese nuk mund të bëhet.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.11, faqe 709

  • VENDIM Nr.840, datë 17.12.2004 - PËR VEPRIMTARINË E DREJTORISË SË SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK
  • Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik (DSHTD) është person juridik, publik, në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ushtron veprimtarinë në mbështetje të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjen shtetërore”.

    2. Objekti i veprimtarisë së DSHTD-së është:
    a) Administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme e të paluajtshme, pronë shtetërore, të cilat janë në përdorim për trajtimin e trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë;
    b) Administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme e të paluajtshme, pronë e shtetit shqiptar në shtete të tjera, të cilat shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

    3. Të njëjtat shërbime, që DSHTD-ja kryen për trupin diplomatik, mund t’ua ofrojë edhe subjekteve, shtetërore ose private, shqiptare, si veprimtari dytësore, por që i shërbejnë objektit kryesor të veprimtarisë së saj. Në çdo rast, ushtrimi i këtyre veprimtarive në favor të këtyre subjekteve nuk duhet të pengojë apo cenojë shërbimin ndaj trupit diplomatik.

    4. Për të krijuar, garantuar dhe përmirësuar kushtet e qëndrimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë për Trupin Diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, si dhe për përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara në shtete të tjera, DSHTD-ja përdor burimet e veta financiare. Gjithashtu, DSHTD-ja përballon, tërësisht apo pjesërisht, edhe shpenzimet e nevojshme për ndërtimin apo blerjen e objekteve të reja.

    5. Burimet financiare të DSHTD-së janë:
    a) Të ardhurat nga qiratë e objekteve të vëna në dispozicion për trupin diplomatik të huaj të akredituar në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbime të tjera, të kryera në favor të tyre;
    b) Të ardhurat nga qiratë e objekteve të vëna në dispozicion për subjekte të treta, si dhe nga shërbime të tjera, të kryera në favor të tyre;
    c) Të ardhurat nga veprimtaritë e tjera dytësore;
    ç) Donacionet, vendase ose të huaja, të dhëna me miratimin paraprak të Ministrit të Punëve të Jashtme, të cilat përdoren vetëm në funksion të veprimtarisë kryesore të DSHTD-së.

    6. Kapitali themeltar i DSHTD-së është 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, i cili përballohet nga të ardhurat e veprimtarisë së kësaj drejtorie.

    7. Veprimtaria ekonomiko-financiare e DSHTD-së kontrollohet nga organet përkatëse, të ngarkuara me ligj. Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme ka të drejtë të udhërojë ushtrimin e kontrolleve, të plota ose të pjesshme, për veprimtarinë e DSHTD-së, nëpërmjet strukturave të specializuara.

    8. Tarifat dhe çmimet e shërbimeve, që DSHTD-ja realizon për trupin diplomatik, përcaktohen duke respektuar të drejtat e përfaqësive diplomatike, që burojnë nga konventat apo traktatet ndërkombëtare, marrëveshjet dypalëshe dhe nga parimet e reciprocitetit. Këto tarifa i bëhen të njohura edhe trupit diplomatik, të akredituar në Republikën e Shqipërisë. Tarifat dysheme të qirasë, të diferencuara sipas destinacionit të përdorimit të objektit, si dhe çmimet e shërbimeve, që kryehen për subjekte të tjera, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Financave.

    9. Ministritë, institucionet e tjera qendrore dhe Bashkia e Tiranës, nëpërmjet strukturave dhe ndërmarjeve të tyre vartëse, sigurojnë me përparësi shërbime cilësore për mjediset që administron DSHTD-ja, veçanërisht për furnizimin me energji elektrike, ujë, ndërlidhje telefonike, pastrim etj., në funksioni të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

    10. Mënyra e organizimit dhe e ushtrimit të veprimtarisë së DSHTD-së, përgjegjësitë e organeve drejtuese dhe mënyra e ushtrimit të funksioneve nga ana e tyre, përcaktohen në statutin, që miratohet nga Ministri i Punëve të Jashtme.

    11. Vendimi nr.113, datë 26.2.1993 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, shfuqizohet.

    12. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave dhe institucionet e përmendura në pikën 9 për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI Fatos Nano

    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.101, faqe 6786