Neni 14

1. Ndërmarrjet i përballojnë humbjet e pësuara, gjatë ushtrimit të veprimtarisë vjetore, me anë të rezervës së kapitalit. Nëse kjo rezervë mungon ose është e pamjaftueshme, shuma e humbjes të pambuluar mbartet në vitin pasardhës.

2. Shteti nuk financon humbjet e ndërmarrjes shtetërore, përveç se me ligj, me përjashtim të rasteve të veçanta kur kjo ka të bëjë me subvencionimin e çmimeve të kontrolluara sipas miratimit të Këshillit të Ministrave.