Neni 9

1. Llogaritë vjetore të ndërmarrjeve shtetërore verifikohen dhe vërtetohen nga një ose disa kontrollorë të jashtëm, kushtet profesionale dhe personale të të cilëve parashikohen me dispozita të veçanta. Ky kontroll është i pavarur nga kontrollet e parashikuara me dispozita ligjore të tjera dhe nuk i zëvendëson ata.

2. Kontrollorët e llogarive caktohen për një periudhë 4 vjeçare nga organi i administratës shtetërore, i cili emëron edhe këshillin drejtues të ndërmarrjes.