Neni 19

1. Këshilli Drejtues përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë dhe jo më shumë se 7 anëtarë.

2. Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe midis tyre, drejtori emërohet për një periudhë katërvjeçare nga ministri, drejtuesi i institucionit tjetër qendror ose nga organi i pushtetit lokal, të cilët kanë edhe të drejtën e shkarkimit me një vendim të motivuar. Ata mund të riemërohen.

3. Anëtarët e Këshillit Drejtues si rregull ushtrojnë edhe funksionet drejtuese teknike në ndërmarrje.

4. Pagat dhe modalitet për shpërblimet suplementare të anëtarëve të Këshillit Drejtues përcaktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave.