Neni 23

Këshilli Drejtues i ndërmarrjes shtetërore merr vendime kolegjiale, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, për këto çështje kryesore:

1. Për krijimin ose shkrirjen, bashkimin ose ndarjen e filialeve.

2. Për pjesëmarrjen e ndërmarrjes shtetërore në kapitalin e ndërmarrjeve dhe të shoqërive të tjera, vendase a të huaja.

3. Për pëcaktimin e pagave të punës, rritjen e tyre dhe shpërblimin suplementar të punonjësve.

4. Për përcaktimin e kritereve të përgjithshme të marrjes në punë dhe të largimit nga puna të punonjësve.

5. Për shkarkimin nga funksionet teknike të një anëtari të Këshillit Drejtues me propozim vetëm të drejtorit të ndërmarrjes.

6. Për shitjen dhe dhënien me qira të mjeteve kryesore të saj.

7. Për lidhjen e kontratave të huadhënies.

8. Për lidhjen e kontratave të huamarrjes në tregun kombëtar ose në tregje ndërkombëtare.

9. Për rregulloren e brendshme të funksionimit të ndërmarrjes dhe problemet sociale që lidhen me kushtet e përgjithshme të punës.

10. Për miratimin e llogarive vjetore dhe të raportit vjetor të veprimtarisë ekonomike e financiare të ndërmarrjes.