Neni 27

Punonjësit e ndërmarrjes përfaqësohen në Këshillin Drejtues nga një i deleguar i cili zgjidhet nga sindikata që ka numrin më të madh të anëtarëve në ndërmarrje. Ai merr pjesë gjatë shqyrtimit të problemeve nga Këshilli Drejtues. Ai nuk ka të drejtë vote.