VENDIM Nr.290 datë 14.6.1993 - PËR LIMITIN E ARKËS NË NDËRMARRJET SHTETËRORE

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ndërmarrjet shtetërore, si rregull, të gjitha veprimet për arkëtimet e pagesat në procesin e zhvillimit të veprimtarisë së tyre i kryejnë nëpërmjet bankës ku ato kanë llogaritë.

2. Në raste të veçanta, për nevoja të domosdoshme, mund të kryejnë pagesa me lekë në dorë deri në limitin ditor të arkës.

3. Limiti ditor i arkës caktohet:
- Për ndërmarrjet kombëtare l00 mijë lekë - Për ndërmarrjet lokale 50 mijë lekë 4. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen seksionet e financave të rretheve dhe të Bashkisë për Tiranën.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.9, faqe 601