Neni 13 - Shërbimet e tarifat

1. QKR-ja realizon të ardhura nga kryerja e funksioneve të përcaktuara në këtë ligj dhe nga ofrimi i shërbimeve të tjera, në mbështetje të këtyre funksioneve.

2. Ministri përcakton shërbimet e tjera, që ofrohen nga QKR-ja, tarifat e të cilave miratohen me propozimin e tij nga Ministri i Financave.

3. Tarifa dhe vlera përkatëse për shërbimet, që lidhen me kryerjen e detyrave funksionale, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.

4. Të gjitha tarifat shpallen në çdo sportel shërbimi dhe në faqen e internetit të QKR-së.