Neni 34 - Të dhënat shtesë për shoqëritë komandite

Për regjistrimin fillestar të shoqërisë komandite, përveç sa parashikohet në nenin 32 të këtij 84 ligji, është i detyrueshëm njoftimi i shumës ose vlerës së kontributeve të të gjithë ortakëve, pjesa në këtë shumë ose në këtë vlerë e çdo ortaku, “të pakufizuar” ose “të kufizuar”, si dhe pjesa e përgjithshme e ortakëve “të pakufizuar” dhe pjesa e çdo ortaku “të kufizuar”, në shpërndarjen e fitimeve dhe në shumën që mbetet pas likuidimit të shoqërisë.