Neni 66 - Kërkimet në bazën e të dhënave

1. Çdo e dhënë e regjistruar në regjistër, si dhe imazhi i plotë elektronik i çdo dokumenti shoqërues është lirisht i aksesueshëm për publikun në faqen zyrtare të internetit të QKR-së, përveç adresës së banimit të individëve që, në përputhje me këtë ligj, e kanë njoftuar këtë të dhënë.

2. QKR-ja mundëson kryerjen e kërkimeve në bazën elektronike të të dhënave pranë çdo sporteli shërbimi.