Neni 69 - Komunikimi elektronik me autoritete të tjera publike

QKR-ja, për të garantuar lehtësimin e procedurave të regjistrimit dhe ofrimin e shërbimeve të tjera shtesë, në favor të subjekteve të interesuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi, bashkëpunon me autoritete të tjera publike dhe mundëson ndërlidhjen dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave, të regjistruara në bazën e saj elektronike, me regjistra apo baza të dhënash elektronike të autoriteteve të tjera publike, si brenda, ashtu dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.