strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - LICENCIMET

  • Neni 70 - Funksionet për licencimin
  • 1. QKR-ja informon dhe këshillon publikun për licencat, lejet dhe autorizimet administrative për kryerjen e veprimtarisë, kushtet dhe procedurën për përfitimin e tyre.

    2. QKR-ja kryen funksionin e sportelit pritës për aplikim për licenca, leje dhe autorizime administrative dhe tërheqjen e tyre nga aplikantët.

    3. Këshilli i Ministrave përcakton, me akte nënligjore, llojet e licencave, të lejeve dhe autorizimeve administrative, si dhe procedurat përkatëse, për të cilat QKR-ja ofron shërbimin e këshillimit dhe të sportelit pritës për aplikim dhe tërheqje.