KREU I - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 1 - Objekti i ligjit
  • Ky ligj përcakton rregullat për përgjegjësinë, procedimin penal dhe llojet e masave ndëshkuese, që merren ndaj personave juridikë, për kryerjen e veprës penale.

  • Neni 2 - Zbatimi i ligjit penal
  • 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj personave juridikë për aq sa nuk është parashikuar ndryshe në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale dhe në dispozita të tjera penale. Në rast se nuk është parashikuar ndryshe në këtë ligj, ndaj personave juridikë zbatohen, gjithashtu, dispozitat e legjislacionit civilo-tregtar.

    2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj personave juridikë të huaj, që kanë fituar personalitet juridik, sipas legjislacionit shqiptar.

    3. Ky ligj nuk pengon vendosjen dhe ekzekutimin e masave të ndëshkimeve administrative nga organet tatimore dhe organet e tjera të administratës publike, sipas legjislacionit në fuqi.