strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - BAZAT E PËRGJEGJËSISË SË PERSONAVE JURIDIKË QË KRYEJNË VEPRA PENALE

  • Neni 3 - Përgjegjësia e personit juridik për kryerjen e veprës penale
  • Personi juridik ka përgjegjësi për vepra penale të kryera:
    a) në emër ose në dobi të tij, nga organet dhe përfaqësuesit e tij;
    b) në emër ose në dobi të tij, nga një person, që është nën autoritetin e personit që përfaqëson, drejton dhe administron personin juridik;
    c) në emër ose në dobi të tij, për shkak të mungesës së kontrollit apo të mbikëqyrjes nga personi që drejton, përfaqëson dhe administron personin juridik.

  • Neni 4 - Organe dhe përfaqësues që veprojnë në emër ose në dobi të personit juridik
  • Në kuptim të nenit 3 shkronja “a” të këtij ligji, organ dhe përfaqësues i personit juridik, që vepron në emër ose në dobi të personit juridik, është çdo person fizik, i cili, sipas ligjit ose akteve të personit juridik, është ngarkuar për përfaqësimin, drejtimin, administrimin ose kontrollin e fushës së veprimtarisë së personit juridik dhe të strukturave të tij.

  • Neni 5 - Shndërrimi i personit juridik
  • Në rastin e ndryshimit të statusit ligjor, formës ose shndërrimit të personit juridik, në çdo fazë të procedimit penal, hetimet zhvillohen dhe dënimet jepen ndaj personit të ri juridik edhe për veprat penale të kryera përpara datës së shndërrimit.

  • Neni 6 - Bashkimi i personave juridikë
  • Në rastin e bashkimit të personave juridikë edhe nëpërmjet përthithjes, përpara dhënies së vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata, hetimet zhvillohen dhe dënimet jepen ndaj personit të ri juridik edhe për vepra penale të kryera përpara datës së bashkimit të tyre.

  • Neni 7 - Ndarja e personit juridik
  • Në rastin e ndarjes së personit juridik përpara dhënies së vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata, hetimet zhvillohen dhe dënimet jepen ndaj personave juridikë, që krijohen nga ndarja, edhe për vepra penale të kryera përpara datës së ndarjes së tij.