Neni 13 - Mbyllja e një ose më shumë veprimtarive apo strukturave të personit juridik

1. Mbyllja përgjithmonë e një ose më shumë veprimtarive apo strukturave të personit juridik jepet, kur ato janë përdorur në kryerjen e një krimi, që ka sjellë pasoja të rënda dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.

2. Mbyllja e një ose më shumë veprimtarive apo strukturave të personit juridik mund të jepet për një kohë nga një deri në pesë vjet.