Neni 21 - Kryerja më shumë se një herë e veprës penale

Në rastin kur gjykata vendos për përgjegjësinë e personit juridik për kryerjen e një vepre të re penale brenda pesë vjetëve nga data e kryerjes së veprës së mëparshme penale, masa e gjobës dhe koha e vuajtjes së dënimeve plotësuese, që caktohen për veprën e re penale, shtohen dy deri në tre herë, në varësi të faktit nëse veprat penale të kryera janë kundërvajtje penale ose krime.